Qendra për të Drejtat e Gruas “Etika” zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, dhe përfaqësues të programeve sociale te komunës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në mbështetje të grave viktima të dhunës me baze gjinore.
Mesazhi ynë është i qartë: dhuna ka zgjidhje dhe askush nuk duhet të heshtë. Institucionet dhe strehimorja janë pranë çdo gruaje, si mbështetje, siguri dhe shpresë për një fillim të ri.
Ky takim u realizua në kuadër të projektit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut, i zbatuar nga UNFPA dhe i financuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup.
Së bashku kundër dhunës. Së bashku për zërin e grave.
Latest Events
Copyright 2026 LuckyMedia