Qendra për të Drejtat e Gruas Etika ofron mbështetje të vazhdueshme për viktimat e dhunës në baza gjinore, duke u siguruar atyre strehim të përkohshëm dhe një mjedis të sigurt për të rindërtuar jetën e tyre.
Në qendrën tonë, gratë dhe fëmijët e tyre përfitojnë kushte dinjitoze jetese, ushqim, veshmbathje, si dhe mbështetje sociale, psikologjike dhe juridike.
Mbi të gjitha, u rikthejmë ndjenjën e sigurisë dhe besimin për të ecur përpara.
Kontributi juaj ndihmon në mbulimin e këtyre shpenzimeve dhe u jep viktimave një mundësi reale për një fillim të ri dhe një jetë me dinjitet.
Qendra për të Drejtat e Gruas Etika, e themeluar në vitin 2002, punon për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mbrojtjen e të drejtave të saj.
Që nga viti 2023, kemi hapur Qendrën për Strehim të Përkohshëm për viktimat e dhunës në baza gjinore, ku ofrojmë mbështetje të plotë dhe profesionale për gratë që përballen me dhunë.
Përmes punës sonë, synojmë që çdo grua të jetojë e lirë nga dhuna, me dinjitet dhe me mundësi të barabarta për një të ardhme më të mirë.
Banka: Stopanska Banka AD Skopje
Emri: ETIKA GOSTIVAR
Llogaria: 200004110885988
Iban: MK07200004342680583 EUR
Swift: STOB MK 2X
Latest Events
Copyright 2026 LuckyMedia