· Ne një qytet jetonte një vajzë e vogël e cila çdo dit ishte dëshmitare e dhunës që ushtrohej ndaj nënës së saj nga babai i cili çdo ditë dehej me alkohol dhe vinte në shtëpi e fyente, e nënçmonte e rrihte.
Nëna rrinte e heshtur me askënd nuk bisedonte për gjendjen e saj në shtëpi! Vuante në heshtje, trupi i saj ishte i mbuluar me plagë e me maviosje, rallë shihej në fytyrën e saj buzëqeshja. Kishte filluar shpesh të ketë kokëdhimbje,ishte dobësuar, lëkura e saj kishte filluar të mblidhej e të thahej, nuk konsumonte mjaftueshëm ushqim brenda ditës.
Me keqardhje i shikonte fëmijët e saj në sy, mirëpo pasi shum vite e malltretuar agresioni kishte filluar ti bëhej model i të edukuarit. Ndaj vajzës filloi të sillet me arogancë dhe me urdhëra të prera, filloi ti jap detyra dhe punë fizike të cilat ajo nuk mundej ti kryej, pasi që ishin të papërshtatshme për një vajzë vetëm 10 vjet, ndërsa vëllau i saj ende ishte shumë i vogël për të kuptuar se çka ndodh realisht.
Kjo torturë e malltretim zgjatte me vite dita ditës dhuna bëhej ende ma e vështirë dhe më e padurueshme. Nëna nuk mundej as veten ta mbroje e as fëmijët e saj.
Për shkurtë kohë u sëmurë psiqikisht dhe mbaroi në spital psikiatrik ku edhe i dha fund jetës së saj u vetëvra. Të gjithë në shtëpi ishin tejmase të mërzitur mirëpo vajza e vogël ishte thellë në vehte e lumtur pasiqë e kishte bindjen se nëna ka shpëtuar nga gjith ky malltretim në ndërkohë i lutej zotit që edhe atë ta marë. Babai vazhdoi edhe pese vite të tjera ti malltretojë, ti ushtrojë të gjitha llojet e dhunës sidomos kur vinte i dehur dhe nuk zgjidhte mjete se me çka tju bie e ti reh. Një ditë kur zgjohen fëmijët e gjejnë edhe babain të vdekur pasi kishte pësuar goditje në tru.
Vajza e vogël tash më ishte rritur mbetet të jetojë me vëllaun e saj në atë shtëpi pa dhunë! Mirëpo e tronditur dhe emocionalisht e raskapitur, me mungesë të madhe me plagë e dhimbje pa dashurinë e njerëzve që i deshi shumë.
Edhe pas shum vitesh në atë shtëpi kundërmonte erë e frigës, alkoholit, dhimbjes dhe lotët ridhnin lehtë nëpër faqet e dy jetimëve të pashpresë.
Latest Events
Links
Copyright 2026 LuckyMedia