“Ndrysho tregimin, jepi fund dhunës”

Go Back
.

Qendra për të drejtat e grave Etika ishte e ftuar specijal në Eventin e UN women për fillimin e fushatës fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila këtë vit bën thirrje të ndryshojmë tregimet që heshtin ose minimizojnë dhunën dhe të vëmë në qendër format e padukshme si dhuna ekonomike, dhuna me bazë gjinore e lehtësuar nga teknologjia, abuzimi psikologjik dhe dhuna ndaj grave në jetën publike.

Në partneritet me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Delegacionin e BE-së, Misionin e OSBE-së në Shkup, përfaqësitë diplomatike dhe shumë partnerë të tjerë, dërguam një mesazh të përbashkët: është bërë progres, por sfida mbetet. Hapi i ardhshëm thelbësor është zbatimi efektiv dhe ndryshimi i qëndrimeve shoqërore.

Fushata e këtij viti na bën thirrje të gjithë neve - institucioneve, komuniteteve dhe individëve - të mbajmë një qëndrim të qartë dhe të guximshëm kundër çdo forme të dhunës me bazë gjinore. Qëllimi është i thjeshtë, por thelbësor: të sigurohemi që çdo grua dhe vajzë në Maqedoninë e Veriut të jetojë e lirë nga dhuna, të gëzojë të drejtat e saj dhe të ndihet e sigurt në shtëpi, në punë, në shkollë, në komunitetin e saj dhe në çdo pjesë të jetës publike.

Ne si Qendër për strehimin e viktimave të dhunës në bazë gjinore, këtë vit e kishim nderin të mbajmë fjalim në këtë eveniment.

Copyright 2024 LuckyMedia