Debat Tetove

20.04.2026 në Komunën e Tetovës, Qendra për të Drejtat e Grave Etika realizoi Debat publik me përfaqësues të institucioneve, ku u diskutua për shërbimet që janë në dispozicion për gratë viktima të dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje, të cilët ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje për viktimat.

🔸 U theksua se ekzistojnë mekanizma dhe zgjidhje konkrete për parandalimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e grave viktima të dhunës, dhe se institucionet janë të përgatitura të trajtojnë çdo rast në mënyrë profesionale.

Grave viktima u janë në dispozicion shërbime si: ndihmë juridike falas, këshillim psiko-social dhe strehim i sigurt në qendrën për strehim të përkohshëm Etika për regjionin e Pollogut.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Zëri i shpresës” që synon ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e grave për të kërkuar ndihmë, për të thyer heshtjen pasi ka rrugëdalje.

#ZeriISHPreses #NdalDhunen #MbështetjePërGratë #EtikaGostivar

Copyright 2026 LuckyMedia